Sot në Gjakovë është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar me jetë Drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova-Baçi.
Sulmi është kryer nga një ish-punonjëse e qerdhës “Ganimete Terbeshi”, e cila edhe më herët disa herë ka qenë e arrestuar për sulme ndaj drejtoreshës Kumnova-Baçi. Autorja e veprës është e diagnostikuar me sëmundje mendore.
Në një prononcim për TV Syri, drejtoresha Kumnova-Baçi ka deklaruar:
“Tash e sa kohë e kam të vështirësuar jetën personale dhe atë të zyrtarit publik, pasi personi në fjalë më ka sulmuar disa herë në vendin e punës dhe në ambiente private.”
Ajo ka bërë thirrje ndaj institucioneve kompetente që të ndërmarrin veprimet e duhura:
“Iu bëj thirrje organeve përgjegjëse që, përmes vendimeve të merituara gjyqësore, të më mundësojnë ushtrimin e lirë të funksionit si zyrtare publike dhe të më sigurojnë lëvizjen e lirë për mua dhe familjen time.”