Sulmohen dy zyrtarë policorë

Dy zyrtarë policorë në Prishtinë janë sulmuar nga tre persona në orët e hershme të së shtunës.

Zyrtarët policorë gjatë tentimin për të arrestuar tre të dyshuarit, kanë marrë lëndime trupore, dhe është dashur të kërkojnë trajtim mjekësor.

Rr. Kaçaniku, Prishtinë 29.05.2021 – 05:35. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që kanë penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare. Gjatë prangimit dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/

Read Previous

30 maji – Dita Botërore e Sklerozës Multiple

Read Next

Drejtori i Infektivës paralajmëron kthimin në normalitet