Sulmi kibernetik i Iranit, Xhaçka: Kemi kërkuar mbështetje nga NATO dhe BE për vendimmarrjen

“Hetimet e agjencive të specializuara kanë pranuar se sulmi është bërë nga Irani. Jemi konsultuar me aleatët në NATO dhe BE dhe kemi kërkuar mbështetje për vendimmarrjen”.

Kështu deklaroi ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka në një deklaratë për shtyp me homologun holandez, Wopke Hoekstra.

Qeveria shqiptare ka ndërprerë të mërkurën e 7 shtatorit marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.

Kjo e fundit ka kohë 24 orë për të larguar misionin e saj diplomatik nga territori shqiptar.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.Ndër të tjera, Xhaçka bëri me dije se në takim me ministrin holandez kanë diskutuar për reformat që po ndërmerr Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit evropian.

“Hapja e negociatave është fillimi i një procesi shumë kërkues angazhimesh të mëtejshme që do të na afrojnë me Bashkimin Evropian. Holanda është një nga mbështetësit e rëndësishëm të procesit të integrimit”.

Gjithashtu ministrja ravijëzoi se kanë vlerësuar bashkëpunimin që është arritur mes autoriteteve policore dhe gjyqësore.  /Albanianpost.com

Read Previous

Moti në Gjakovë

Read Next

Liz Truss formon kabinetin e ri – aleatët e saj kryesorë në postet e larta