Suedia planifikon që të shfuqizojë të gjitha masat kundër COVID-19

Suedia planifikon që më 29 shtator të shfuqizojë të gjitha masat epidemiologjike, për shkak të përqindjes së madhe të imunizimit të banorëve dhe përqindjes së ulët të vdekjeve, kanë bërë të ditur sot në një konferencë për media ministrja e Shëndetësisë, Lena Halengren dhe drejtori për Shëndet Publik, Johan Karlson.

Vendimi për shfuqizimin e masave bazohet në përqindjen e lartë të personave të imunizuar dhe përqindjes së ulët të vdekjeve nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

Deri më sot në Suedi janë vaksinuar me nga dy doza rreth 70 për qind e të rriturve, derisa përqindja e përgjithshme e qytetarëve të vaksinuar mbi 18 vjet me të paktën një dozë, është 81.6 për qind.

Në dy javët e fundit, Suedia ka përqindjen e tretë më të ulët nga COVID-19 në Evropë, pas Lihtenshtajnit dhe Sllovakisë, e një situatë e tillë po mbretëron pothuajse nga fillimi i verës.

“Falë fushatës së suksesshme të vaksinimit, tani shoqëria jonë është në një situatë më të mirë. Për këtë po ndërmarrin hapat e normalizimit, një shoqëri që nuk do të ketë kurrfarë kufizimesh. Kemi vlerësuar se kufizimet kanë pasur pak efekt në luftimin e rasteve të reja me COVID-19. Aktualisht është e rëndësishme të rrisim përqindjen e vaksinimeve”, ka thënë Halengren. /Telegrafi/

Read Previous

Nikaj: Qeveria të mos lejojë tu dal afati vaksinave

Read Next

Sonte ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës