Studiuesit kinezë gjejnë grupe koronavirusësh të rinj në lakuriqë nate

Studiuesit kinezë thanë se me 10 qershor, kishin gjetur një “grumbull koronavirusësh të rinj” në lakuriqët e natës, përfshirë një koronavirus që mund të jetë gjenetikisht shumë i afërt me virusin Covid-19.

Sipas studiuesve, zbulimet e tyre në një rajon të vogël të provincës Yunnan, në Kinën jugperëndimore tregojnë se sa koronavirusë ka në lakuriqët e natës dhe sa prej tyre kanë potencialin të përhapen te njerëzit.
Weifeng Shi i universitetit Shandong dhe kolegët e tij mblodhën monstra nga lakuriqë nate, midis majit të 2019-ës dhe nëntorit të 2020-ës. Ata testuan urinën dhe jashtëqitjet dhe morën monstra nga goja e tyre.

“Në total, ne kemi mbledhur 24 gjenoma të reja të koronavirusit nga specie të ndryshme të lakuriqëve, duke përfshirë katër SARS-CoV-2 si koronavirusët”, shkruajnë studiuesit në një raport të botuar në revistën Cell.
Njëri ishte shumë i ngjashëm, gjenetikisht me virusin SARS-CoV-2 që po shkakton pandeminë aktuale, thanë ata – një monstër virale e quajtur RpYN06 e marrë nga një specie lakuriqesh të quajtur Rhinolophus Pusillus.

Këto rezultate tregojnë qartë se viruset e lidhura ngushtë me SARS-CoV-2 vazhdojnë të qarkullojnë në popullatat e lakuriqve të natës, dhe në disa rajone mund të jenë të pranishëm me një frekuencë relativisht të lartë.

Studiuesit po përpiqen të gjejnë se nga lindi SARS-CoV-2. Edhe pse një lakuriq nate është një burim i mundshëm, është e mundur që virusi të infektojë një kafshë ndërmjetëse. Virusi SARS që shkaktoi një shpërthim në vitet 2002-2004 u gjurmua tek një kafshë e quajtur “mace civet”.

Lakuriqët e natës janë mikpritës të njohur për një larmi virusesh që shkaktojnë sëmundje të rënda tek njerëzit dhe janë shoqëruar me virusin Hendra, Marburg, virusin Ebola dhe, më së shumti, koronavirusët. Përveç lakuriqëve të natës dhe njerëzve, koronaviruset mund të infektojnë një gamë të gjerë të kafshëve shtëpiake dhe të egra, përfshirë derrat, bagëtitë, minjtë, macet, qentë, pulat, drerët dhe iriqët.

Megjithëse ka disa polemika rreth origjinës së pandemisë së koronavirusit, një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se burimi më i mundshëm është një kafshë – ndoshta një lakuriq nate. Njerëzit bëjnë gjueti me lakuriqë nate dhe i hanë ato. Ndërkohë, lakuriqët e natës mund të infektojnë të tjera kafshë që hahen nga njerëzit. 

Burimi: CNN

Read Previous

Izolimi nga pandemia rriti problemet me gjumin

Read Next

​Puna e rëndë dëmton fëmijët