Stoltenberg: Nëse SHBA nuk miraton ndihmën për Ukrainën, i radhës do të jetë Tajvani

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg të mërkurën i kërkoi Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së të miratojë një paketë ndihme ushtarake “jetike” shumë miliarda dollarësh për Ukrainën, duke u thënë ligjvënësve se Kina do të merte zemër nëse Rusia do të fitonte.

“Unë mbështetem në Dhomën e Përfaqësuesve për të miratuar ndihmën për Ukrainën, sepse kjo nuk është bamirësi.

Ky është një investim në sigurinë tonë”, tha Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, në një intervistë për Reuters. Stoltenberg theksoi se Europa dhe Kanadaja po rrisin gjithashtu ndihmën për Ukrainën.

Ai tha se ndihma e tyre e kombinuar ekonomike dhe ushtarake për Kievin është më e madhe se ajo që ka ofruar SHBA. Sot është Ukraina, nesër mund të jetë Tajvani, tha kreu i NATO-s

Por ai tha se qëndrimi i SHBA “mbetet jetik”. “Nëse presidenti Putin fiton në Ukrainë, kjo do t’i dërgojë një mesazh atij dhe liderëve të tjerë autoritarë se ata marrin atë që duan kur përdorin forcën ushtarake.

Do ta bëjë botën më të rrezikshme dhe ne më të pambrojtur”, shtoi ai.

“Sot është Ukraina, nesër mund të jetë Tajvani. Kështu që Pekini, Kina, po monitoron nga afër atë që po ndodh në Ukrainë”. /abcnews.al

Read Previous

Mbledhja e FMN dhe BB, Rama: Turizmi rritje të jashtëzakonshme

Read Next

Avokati i Popullit dërgon në Kushteteuse nenin 4 të Ligjit për Skemat Pensionale