Stoltenberg kërkon kujdes ndaj Kinës, të mos përsëriten gabimet e bëra me Rusinë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të bëjë një paralajmërim të qartë për vendet e NATO-s, duke i kërkuar atyre të ulin varësinë nga Kina dhe të mos përsërisin kësisoj të njëjtin gabim, si në rastin e Rusisë.

Kështu ka raportuar agjencia franceze e lajmeve AFP, lidhur me situatën e fundit të krijuar pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, ngjarje e cila ka vendosur prej një viti në alert gjithë komunitetin ndërkombëtar.

Për më tepër, ai do të kërkojë gjithashtu mbështetjen e pakushtëzuar për Kievin, gjatë konferencës së sigurisë në Mynih, duke bërë thirrje për t’i dhënë ukrainasve gjithçka u duhet, për të mposhtur Moskën në këtë qëndresë.

“Ukrainës i duhet dhënë gjithçka i nevojitet për të fituar dhe për ta mposhtur Rusinë”, ka përsëritur ai disa herë në takime gjatë fundjavës së konferencës dhe këtë thirrje, pritet ta përsërisë përpara gjithë liderëve evropianë të aleancës.

Po ashtu, një aspekt tjetër që do të preket nga Stoltenberg, sipas AFP, do të jetë edhe ai i regjimeve autoritare në vendet e Evropës, ku liderët e vendeve marrin më shumë mbështetje se duhet dhe ekspozohet kështu i gjithë kontinenti ndaj një rreziku të madh.

Rasti i Rusisë apo Bjellorusisë, duhet të jenë ata të referimit, lidhur me çfarë mund të ndodhë kur një regjim autoritar merr fuqinë e plotë dhe nuk kundërshtohet më së brendshmi, ose e pamundëson këtë kundërshti.

Mbi luftën në Ukrainë kanë folur edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë konferencës, ku është theksuar çasti historik, mbështetja për Kievin, si edhe koha e papërshtatshme për të pasur bisedime në tavolinë.

Këtë të fundit e ka bërë me dije edhe presidenti Macron, kur tha se çasti nuk është ai për negociata me Rusinë, por për t’i ofruar Ukrainës mbështetje drejt fitores.

Teksa, Scholz, garantoi se është çështje ditësh, që tanket e para Leopard të nisen drejt Ukrainës dhe të ndihmojnë në mbrojtjen e gjithë Evropës dhe vlerave perëndimore. /Albanianpost.com

Read Previous

Macron për luftën në Ukrainë: Dialogu nuk është i mundur në këtë moment

Read Next

Ukraina: Mbi 142,000 ushtarë rusë të vrarë që nga fillimi i luftës