“Specialja po i trajton padrejtësisht ish-krerët e UÇK-së që luftuan për lirinë e Kosovës”

Foto: Ibrahim Berisha/Radio Evropa e Lirë

Tash e më shumë se pesë vjet ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Ata që udhëhoqën luftën çlirimtare për lirinë e një populli që po rrezikonte të zhdukej nga gjenocidi i Serbisë së Sllobodan Millosheviq po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.

Qytetarët shprehen të mllefosur me qasjen e padrejtë të kësaj gjykate ndaj vlertave të luftës së ushtrisë çlirimtare dhe ish-krerëve të saj.

“Unë këtu jam vetëm për drejtësi, nuk jam kundër Gjykatës Speciale, por jam kundër ‘gjykatës së fallit’ e cila qet fall këtu në emër të drejtësisë. Vetëm për atë jam këtu, për liri, për çlirimtarët e kanë luftuar që ne sot të flasim lirë dhe të dalim të lirshëm… Dhomat e Specializuara i marrin edhe qe pesë vjet janë atje në paraburgim, e cila mund të jetë gjithçka dhe vetëm drejtësi nuk është… Në shumicën e rasteve forcat serbe i kanë shkaktuar këto viktima,” tha Kushtrim Kastrati.

“Ish-krerët e UÇK-së nuk po trajtohen në mënyrë aspak të mirë. Është pjesa më e rëndësishme e historisë së popullit shqiptar. Janë ideatorët e shtetit që gëzojmë sot. Në protestë duhet të merr pjesë e gjithë Kosova dhe të protestojmë në mënyrë paqësore. Do të jemi gjithmonë pranë tyre dhe do të presim që sa më shpejt të vijnë në Kosovën që e deshën dhe e zhvilluan”, tha Kreshnik Bala.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit 2020. Ata ngarkohen për krime lufte, teksa janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023. /KosovaPress/

Read Previous

Gucati: Gjykata Speciale po bën padrejtësi ndaj atyre që u ngritën për lirinë, dinjitetin dhe ekzistencën njerëzore

Read Next

Ish-hetuesja e Hagës: Udhëheqësit tuaj besuan se do të ketë drejtësi, sepse besuan në luftën e UÇK-së