Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion

Kjo ditë mbështet idenë se çdokush në mbarë globin ka të drejtën themelore për të kërkuar, marrë dhe shpërndarë informacion.

Kjo e drejtë është e lidhur edhe me të drejtën e lirisë së shprehjes. Komunikimi në të gjitha nivelet, lokal, kombëtar dhe mbarëbotëror, është i përfshirë.

E drejta për informim është e nevojshme për marrjen e vendimeve, angazhimin në qeverisjen demokratike dhe rritjen e hapjes, e cila i ndihmon qytetarët të kenë akses në njohuritë se si qeverisen.

Ajo krijon një terren për një luftë kundër korrupsionit. Media luan gjithashtu një rol kritik, pasi informon publikun për temat me interes dhe mbështetet në aftësinë për të kërkuar dhe marrë informacion.

Për këtë arsye besohet se kjo e drejtë lidhet edhe me të drejtën e lirisë së shtypit. /KultPlus.com

Read Previous

Zgjedhjet më të manipuluara në histori

Read Next

Elizabeta Karabolli, kampionia e parë evropiane nga Shqipëria në ndonjë sport