Sot shënohet “Dita e Forcës”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të organizojë sot aktivitetin tradicional “Dita e Forcës”, me ç’rast qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë kazermat e saj dhe të njihen nga afër me kapacitetet ushtarake.

Sipas njoftimit të FSK-së, aktiviteti do të mbahet nga ora 10:00 deri në 13:30, gjatë së cilës qytetarët mund të shohin pajisjet, kapacitetet dhe personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Dyert për vizitorët do të hapen në kazermat e FSK-së në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.

Ndërkaq, në kazermën “Adem Jashari” do të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit e lartë shtetërorë.

Aktiviteti “Dita e Forcës” organizohet tradicionalisht për t’u ofruar qytetarëve mundësinë që të njihen më nga afër me punën dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Sot përfundon afati për apelimin e dënimeve ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së

Read Next

Deputeti i VV-së: Ende nuk e kemi pranuar draftin e ri të Ligjit për Specialen