Sot prezantohet ekipi për Lojërat Olimpike Dimërore

Komiteti Olimpik i Kosovës do të mbajë sot (e hënë) konferencë për media me rastin e prezantimit zyrtar të ekipit olimpik që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.

LOD do të zhvillohen prej 6 deri më 22 shkurt 2026 në qytetet italiane Milano dhe Cortina d’Ampezzo, ndërsa në këtë edicion Kosova synon paraqitje dinjitoze në arenën më të madhe të sporteve dimërore.

Konferenca do të mbahet në zyret e KOK-ut, duke filluar nga ora 11:00, ku pritet të shpalosen detaje rreth përbërjes së ekipit dhe objektivave olimpike.

KosovaPress

Read Previous

Stuhi dimërore e rrezikshme përfshin SHBA-në, shtatë të vd*kur dhe mijëra pa energji elektrike

Read Next

46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2,000 tiketa të shqiptuara