Sot përfundon afati për konfirmimin e vëzhguesve të akredituar dhe aplikimin për ata shtesë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot përfundon periudha për konfirmimin e vëzhguesve të akredituar dhe aplikimin për vëzhgues shtesë për të vëzhguar raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se ky afat është vetëm edhe sot deri në ora 16:00.

“Njoftohen subjektet politike të certifikuara (pjesëmarrëse në raundin e dytë), OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, që tashmë janë akredituar se platforma elektronike është e qasshme për konfirmimin e vëzhguesve aktualë ose shtimin e vëzhguesve të rinj”.

“Afati për konfirmim dhe shtimin e vëzhguesve është deri më 3 nëntor 2025, në ora 16:00. KQZ njofton se ID aktuale, të lëshuara nga KQZ dhe që janë përdorur për procesin zgjedhor të datës 12 tetor 2025, nuk do të jenë valide për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. /Klankosova.tv/

Read Previous

Trumpi përjashton mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë

Read Next

51 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë