Sot mbahet protestë paqësore para stacionit policor në Lipjan

Sot me fillim në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”.

Kjo protestë organizohet nga familjarët dhe miqtë e Agon Zejnullahut.

Në orët e para të 7 korrikut, 27-vjeçari Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në qytetin e Lipjanit.

Lidhur me vdekjen e tij, janë arrestuar dhe ndaluar pesë zyrtarë policorë, ndaj të cilëve peshon vepra penale, ‘vrasje nga pakujdesia’. /Klankosova.tv

Read Previous

Finalja e Kupës së Botës për Klube, pjesëmarrja e Trump-it u kushton shtrenjtë taksapaguesve

Read Next

​Bunkeri i Ulpianës po shndërrohet në një qendër arti dhe kulture