Sot mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së

Sot mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia e betimit  të ushtarëve të FSK-së mbahet në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00.

Të pranishëm në ceremoni do të jenë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendëskomandanti i FSK-së, Gjeneral major, Enver Cikaqi, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralë dhe oficerë të lartë FSK-së, drejtues komunalë, familjarë dhe të ftuar të tjerë. 

/Telegrafi/

Read Previous

Punëtorët e shtetit në protestë, nuk mbahet as mësim

Read Next

Kurti takoi kongresistë amerikan, biseduan për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE