Sot ka shkuar në më shumë se 1.70 euro çmimi i naftës

Çmimet e derivateve janë rritur sërish. Menaxheret e pikave të shitjes nuk kanë ndonjë arsyetim për këtë luhatje të vazhdueshme.

Gjatë vizitës në disa prej pikave shitëse të karburanteve në qytetin e Gjakovës mësuam që shifra më e lartë për një litër naftë gjatë ditës së sotme ka shkuar deri në  1.73 euro. Rritje ka pësuar edhe benzina ndërkaq gazi natyrorë vazhdon të shitet me të njejtin çmim, më i larti 0.95 euro për litër.

Qytetarët prapa kamerës u shprehen të shqetësuar pasi që sipas tyre kjo i rëndon shumë ekonomikisht. Kujtojmë që Kosova nuk ka rafineri të saj dhe karburantet i importon nga vende të tjera.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë janë importuar mbi 410 milionë litra naftë. Në këtë shifër nuk janë përfshirë derivatet e benzinës.Në periudhën nga 24 shkurti deri më 8 mars, në Kosovë janë importuar rreth 31 milionë litra karburante, më së shumti nga Arabia Saudite, e pastaj nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Turqia e vende tjera.

Read Previous

OKB: 25 milionë tonë drithëra bllokohen në Ukrainë për shkak të luftës

Read Next

Ndërron jetë Dr. Enver Pula