Sot afati i fundit i partive dhe kandidatëve për ankesa në PZAP

Sot në ora 11:00 është afati i fundit për subjektet dhe kandidatët për t’u ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa para së të bëhet certifikimi i rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Një ankesë tashmë e ka paralajmëruar kandidati i dytë më i votuar i Listës Serbe, Igor Simiq, pasi të shtunën me dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe me pjesën tjetër të anëtarëve të KQZ-së që abstenuan nuk u miratua lista e kandidatëve të kësaj partie.

Ligji për Zgjedhjet e parasheh që për trajtimin e ankesave, PZAP-ja i ka katër ditë afat.

E dy ditë pas marrjes së vendimit, palët kanë të drejtë të ankohen edhe në Gjykatën Supreme, derisa gjykata i ka tri ditë kohë për vendimmarrje.

Andaj me përllogaritjen e afateve ligjore i bie që vendimmarrja finale mund të zgjasë deri në mesin e shkurtit./reporteri

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgimin e 10 personave për manipulim me vota