Sonte zhvillohet ndeshja e tretë e gjysmëfinales së “Play Off-it”, Peja – Ylli

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të ballafaqohen sot në ndeshjen e tretë në kuadër të playoff-it në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Shani Nushi”, pa praninë e tifozëve, duke filluar me fillim nga ora 19:00.

Ylli është duke e udhëhequr serinë e gjysmëfinaleve 2-0 dhe është një fitore larg sigurimit të finales.

Kampioni aktual i Kosovës do të tentojë që me një fitore sot të mundohet shkrijë këtë epërsi të therandasve dhe ta dërgojë gjysmëfinalen deri në ndeshjen e pestë.

Ndryshe, gjysmëfinalja tjetër zhvillohet nesër, ku Trepça gjithashtu është duke udhëhequr ndaj Prishtinës, pasi e ka mposhtur në dy ndeshjet. /Klankosova.tv

Read Previous

OSBE: Të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve

Read Next

Osmani pret në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve të luftës