Sonte dy sfida në Kupën Kosovës në basketboll

Çerekfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës pritet të sjellin emocione të forta, me tetë skuadra që luftojnë për kualifikimin në gjysmëfinale. Pas takimeve të para, të gjitha sfidat mbeten të hapura dhe secila skuadër kërkon vendin në rrethin e ardhshëm.

Një nga ndeshjet më të ndjekura është ajo mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Nëpërballjen e parë, Therandasit fituan në Mitrovicë 102:99, duke vendosur një sfidë të barabartë për kthimin në Pejë. Rahoveci 029 dhe Bora përballen në ndeshjen tjetër ku prishtinasit triumfuan me rezultat 79:70 në ndeshjen e parë.

Takimet e tjera do të zhvillohen të enjten, ku Sigal Prishtina ka avantazh pas fitores 82:68 ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, ndërsa GO+ Peja kërkon të kthejë rezultatin pas humbjes 90:96 ndaj Bashkimit në ndeshjen e parë. Të gjitha sfidat premtojnë basketboll të zjarrtë dhe garë të fortë për vendet në gjysmëfinale. /KosovaPress/

Read Previous

Conte: Nëse nuk fiton këto ndeshje atëherë nuk je në nivelin e Ligës së Kampionëve

Read Next

KEK: Rikthehet njësia A3, po operojmë me 5 njësi gjeneruese