Situata me vërshime, Mehaj anulon vizitat në katër komuna

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kishte planifikuar që ditën e sotme të vizitonte katër komuna ku në këto komuna do të takohej me qytetarë, të rinj e të reja në komunat Deçan e Klinë, si dhe për nesër për komunat Obiliç dhe Mitrovicë.

Për shkak të situatës së krijuar pas vërshimeve, Ministri Mehaj ka anuluar këto takime.

“Për shkak të situatës së krijuar pas vërshimeve, anulohen takimet e planifikuara të Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj me qytetarë dhe të rinj e të reja në komunat Deçan e Klinë, si dhe Obiliq e Mitrovicë. Paraprakisht për këtë janë njoftuar dhe jemi dakorduar edhe me autoritetet përkatëse të këtyre komunave”, thuhet në njoftim. /EO

Read Previous

“Mutalk” është një nga pajisjet më të çuditshme për këtë vit

Read Next

Çka bleu e shiti më së shumti Kosova vjet, këto janë 10 produktet më të importuara e eksportuara