• 8 February, 2023

“Mutalk” është një nga pajisjet më të çuditshme për këtë vit

Një produkt i pazakontë ka arritur nga Japonia, i cili duket i çuditshëm, por ka një funksion të dobishëm.

Kompania japoneze, Shiftall ka krijuar një pajisje, të quajtur Mutalk, e cila i përket kategorisë së mikrofonave Bluetooth wireless.

Ajo që e dallon pajisjen nga të tjerat me një qëllim të ngjashëm është se ajo synon të dëgjojë vetëm përdoruesin.

Mutalk përdor parimin e rezonatorit Helmholtz, ku maska vendoset mbi gojën e përdoruesit dhe zvogëlon volumin e zërit me 30 decibel.

Përdoruesit mund të flasin jashtëzakonisht me zë të lartë në pajisje pa ndikuar në mjedis. Përveç kësaj, Mutalk heq tingujt e ambientit.

Kompania Shiftall është kujdesur edhe për higjienën e pajisjes, ndaj ka jastëkë të zëvendësuesshëm në brendësi që thithin pështymën dhe mund të lahen.

Kur bëhet fjalë për çmimin, Mutalk kushton 200 dollarë në SHBA. /Telegrafi/

Read Previous

Fundi apo triumfi për Erdoganin? Pse zgjedhjet në Turqi cilësohen si më të rëndësishmet në botë për 2023

Read Next

Situata me vërshime, Mehaj anulon vizitat në katër komuna