Situata me COVID-19 është stabile në spitalin ”Isa Grezda”

Situata aktuale me Covid-19 në spitalin e përgjithshëm  “Isa Grezda” në Gjakovë është stabile. Kështu ka thënë drejtori Hilmi Shala, i cili tregoi një raport më të detajuar.

Shala, ka treguar edhe për numrin e pacientëve nga zonat veriore të Shqipërisë.

E menaxhueshme është situata edhe në repartin e infektivës, kështu pohoi dr.Lum Muhaxhiri. Ai foli edhe për variantin e ri të virusit, ku thuhet se përhapja e tij është më e shpejtë por simptomat janë më të lehta.

Pavarësisht se cdo gjë po shkon mirë, mjekët sërish kanë përsëritur apelin e njëjtë për respektim të masave Anticovid dhe kujdes të shtuar.

Read Previous

​Kombëtarja e Kosovës në skitari udhëton drejt Italisë

Read Next

Kategorizimi i ri i komunave