Kategorizimi i ri i komunave

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave sipas zonave si shkak i numrit të infektimeve me COVID-19.

Sipas njoftimit në zonë të kuqe janë Prishtinë, Fushë Kosova, Suhareka dhe Zveçani.

Ndërsa në zonë të verdhë, hynë Lipjani, Obiliqi, Vushtrria, Peja, Gjakova, Podujeva, Ferizaj, Mitrovica e Jugut dhe Mitrovica e Veriut.

Kurse në zonë të gjelbër janë Vitia, Rahoveci, Gjilani, Dragashi, Drenasi, Istogut, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shtërpca, Graçanica dhe Shtimja.

Read Previous

Situata me COVID-19 është stabile në spitalin ”Isa Grezda”

Read Next

Kandidatët për deputetë nga AAK vizitojnë organizatën “Medica Kosova”