Situata e luftës, a do të anulohet Eurovision?

Organizatorët e Eurovision Song Contest po përballen me një sërë kërkesash për të ndaluar Rusinë të konkurrojë në festivalin e këtij viti si edhe ekziston mundësia që festivali të anulohet në tërësi.

Në mesin e emrave që kërkojnë përjashtimin e Rusisë është transmetuesi shtetëror ukrainas, UA:PBC. Kryetarja e bordit, Mykola Chernotytsky, shkroi një letër të hapur duke kërkuar nga EBU të përjashtojë Rusinë nga Eurovision Song Contest 2022.

“Me veprime të tilla, pala ruse shpërfilli të drejtën ndërkombëtare, Kartën e OKB-së dhe shkeli sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht,”shkroi ajo.

Pasi Rusia filloi sulmin ushtarak në Ukrainë të enjten, shumë njerëz filluan të sugjerojnë se duhet të anulohet Eurosong. Mirëpo European Broadcasting Union (EBU), që organizon konkursin, publikoi një deklaratë duke thënë:

“Eurovision Song Contest është një ngjarje kulturore jopolitike. Megjithatë, EBU është e shqetësuar për ngjarjet aktuale në Ukrainë dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën.”

Gjithashtu në një deklaratë për Euronews, EBU vuri në dukje:

“Të gjithë transmetuesit dhe EBU si sindikatë janë të përqendruar të bëjnë punën tonë për publikun në rrethana të vështira dhe nuk do të hezitojnë të dënojnë çdo shkelje të lirisë së shtypit”.

/Anabelmagazine/

Read Previous

​Konjufca takon Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë

Read Next

Kjo është gjendja e parkut qendror të qytetit