​Konjufca takon Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, priti sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në takim, kryetari Konjufca dhe ambasadori Davenport diskutuan për punën e Kuvendit dhe bashkëpunimin me OSBE-në, me fokus të veçantë procesin e reformës zgjedhore.

Kryetari Konjufca, pasi vlerësoi kontributin e ambasadorit Davenport dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së, bazuar në nevojat dhe përvojën e deritashme, theksoi se kjo legjislaturë e ka ndër prioritetet kryesore reformimin e sistemit zgjedhor.

Ambasadori Davenport e konsideroi bashkëpunimin e deritashëm si tejet të frytshëm, ndërsa konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së legjislativit edhe në të ardhmen. 

Read Previous

Putin synon edhe përtej Ukrainës, Perëndimi “sytë” edhe nga Ballkani

Read Next

Situata e luftës, a do të anulohet Eurovision?