Kjo është gjendja e parkut qendror të qytetit

Kjo shportë e stërmbushur me mbeturina është në parkun qendror të qytetit të Gjakovës.

Ani pse ajo nuk është e vendosur për mbeturina të tilla, siq duket kalimtarë të rastit apo ndonjë qytetarë ka bërë hudhjen e tyre këtu. Për largimin e tyre përkujdeset kompania regjionale e mbeturinave ‘’Çabrati’’ e cila edhe gjatë ditës sotme u pa duke pastruar dhe mirëmbajtuar parqet.

Puntorët e kësaj kompanie janë ata të cilët me shumë përkushtim kryejn punën e tyre me të vetmin qëllim që ofrojnë një ambient të pastër. Qytetarët të cilët frekuentojnë cdo ditë këto hapsira e vlersuan lartë punën e kompanisë.

Mirëpo ata patën edhe kritika për qytetarët të cilët sipas tyre janë të pakujdesshëm dhe vazhdojnë ta ndotin me hudhjen e mbeturinave vend e pa vend.

Përveq parqeve KRM “Çabrati” ka vazhduar edhe me pastrimin e pjesëve të tjera të qytetit. Janë të shumta thirrjet që bëhen për organizimin e kampanjave vetëdijesuese përmes të cilave kërkohet nga qytetarët dhe OJQ-të t’i kushtojnë edhe më shumë kujdes dhe rëndësi mjedisit ku jetojmë.

Read Previous

Situata e luftës, a do të anulohet Eurovision?

Read Next

Çfarë është Swift dhe a mund ta ndalojë Rusinë?