Sipas një studimi COVID-19 ka ndryshuar personalitetet e të gjithëve

Hulumtimet e reja tregojnë se si personalitetet e njerëzve janë formuar ndryshe para pandemisë, ndryshe gjatë saj dhe ndryshe tani që ka kaluar. Si është e mundur kjo? Përveç faktit që virusi prek zona të ndryshme të trurit, në thelb bëhet fjalë për izolimin që njerëzit përjetuan dhe i shtyu ata të formojnë ndryshe personalitetin e tyre.

Në fakt, dallime të mëdha u vunë re në moshat më të reja, ku personaliteti është akoma më i lakueshëm dhe i formësuar. Por le t’i marrim gjërat me radhë, sipas hulumtimit të ri nga ShBA-ja, ndikimi i pandemisë dhe izolimi ka qenë aq intensiv tek njerëzit, ku ka prekur edhe personalitetin e tyre.

Në fakt, në rezultatet e hulumtimit, doli se brezi i ri është shumë më i dëshpëruar, më i ndjeshëm ndaj stresit, nuk beson lehtë, ka pasiguri të fortë për të ardhmen dhe merr më pak përgjegjësi për jetën e tyre.

Nëpërmjet këtij hulumtimi specifik, u duk se izolimi social kishte një ndikim vendimtar në sa më sipër. Por si doli saktësisht kjo? Në këtë hulumtim morën pjesë 7109 persona, të cilët u ekzaminuan nga psikologët, para gjatë dhe pas pandemisë. Moshat varionin nga 18 deri në 109 vjeç dhe janë ekzaminuar më së shumti përmes testeve psikometrike.

Në fillim të pandemisë nga marsi 2020 deri në dhjetor 2020, pjesëmarrësit kishin personalitete relativisht të qëndrueshme dhe shkallë të ulët të psikozës. Këto norma gjatë pandemisë ishin rritur ndjeshëm, së bashku me disa probleme dhe çrregullime të shëndetit mendor.

Megjithatë, nga gjysma e dytë e pandemisë e deri më sot, tashmë ka pasur një rënie të këtyre ritmeve dhe njerëzit i janë rikthyer shoqërimit dhe ndërveprimit social, por gjurmët negative të pandemisë mbeten ende, sidomos te të rinjtë.

Në fakt, hulumtimi do të vazhdojë të studiojë të dhënat dhe personat që morën pjesë, për të parë saktësisht se si ndikon negativisht izolimi social dhe fakti që fëmijët nuk merrnin më pjesë në shkollë, por edhe të rinjtë nuk mund të gjenin punën e tyre. mbi psikikën e tyre dhe si do të evoluojë ajo./Indeksonline.net/

Read Previous

Moti për javën e parë të tetorit

Read Next

Prof.Dr.Maloku: “Gjuha (paqësore) bashkon kombin, gjuha e urrejtjes (përçan) shtetin”