Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së proteston më 6 tetor

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së ka njoftuar se të enjten e ardhshme, me datë 6 tetor do të organizojë protestë. Kjo për shkak të mospranimit të katër kërkesave të tyre.

“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së bazuar në mosreflektimin e SHSKUK/QKUK-në që t’i anuloj urdhëresat si në vijim :

Urdhëresën që infermieri të nê shkruhet në hurje / dalje nga dhoma e pacientit, duke e komsideruar si urdhëresë diskrimiuese dhe përdorim të standartit të dyfishtë pasi komunitetet tjera nuk i nënshtrohen kësaj urdhërese,
Urdhëres që infermierët të bëjnë evidentimin e ferkuentimit të palëve civile nëpër klinika të QKUK- së duke e komsideruar urdhëresë e cila nuk bënë pjesë në përshkrimin e detyrave dhe përgjegjësive të infermierit,
Urdhëresa e cila thotë që infermierët e turneve duhet të marrin obligimin e sigurimit me barëra gjatë vikendeve, punë për të cilën infermierët e turneve nuk e kanë obligim dhe as nuk kompenzohen për këtë detyrë,
Urdhëresën e cila e obligon infermierin që t’a ftoj mjekun në rast nevoje, pasi sikurse infermieri, poashtu edhe mjeku janë subjekete që i nënshtrohen obligimeve kontraktuale, ndërsa secila klinike tashmë ka mjekët e tyre kudjestar, ndërsa si të tillë as infermieri e as mjeku nuk do duhej të ketë nevojë për ftesë, pasi do duhej që të ishin në vendet e tyre të punës duke mos pasur nevojë për ftesa,

Kryesia dhe Këshilli Drejtues i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së sot me datë 30/09/2022 në mënyrë unanime vendosi :

Që me datë 06/10/2022, duke filluar nga ora 12:00, para objektit të Drejtorisë së QKUK-së të zhvilloj aktivitetin sindikal, PROTESTË.

Andaj ftojmë antarësinë dhe të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që të jenë pjesë e protestës për t’a kundërshtuar diskriminimin dhe standarteve të dyfishta në raport me komunitetet tona” thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Spiridon Ilo, shqiptari i parë që regjistroi Himnin Kombëtar

Read Next

Orari i xhiros së katërt në Superligën e Kosovës në basketboll