Sindikata e KEK-ut proteston sot para zyrave të korporatës

Sindikata e Korporatës Energjetike të Kosovës sot do të protestojë para zyrave të KEK-ut.

Sipas sindikatës, kjo protestë vjen pas dështimit të marrëveshjes mbi ngritjen e pagave për punëtorët.

Sindikata e KEK-ut vlerëson se ngritja e pagave është e domosdoshme për mirëqenien dhe drejtësinë e punëtorëve, dhe paralajmëron hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka përmirësime konkrete në këtë drejtim.

Protesta fillon në orën 11:00 para zyrave të KEK-ut. /Klankosova.tv/

Read Previous

Intervista: Përmbyllja e Vitit 2023 – Ilira Shala – Dujaka, drejtoreshë e Kino “Hyrije Hana”

Read Next

Antonio Tajani sot në Tiranë, në fokus marrëveshja për emigrantët