Si erdhi deri te arrestimi i pjesëtarit të Njësisë Speciale?

Një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative (Divizioni i Njësive Speciale) në Mitrovicë është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas gazetarit Urall Boshnjaku, deri te arrestimi i policit erdhi pasi dyshohet se ndihmoi në kryerjen e veprave penale të një familje në Vushtrri, transmeton Klankosova.tv.

“Ai dyshohet se ndihmoi në kryerjen e veprave penale për familjen nga Vushtrria, familjen Gërbeshi, e cila njihet si një familje me aktivitete kriminale”, u shpreh Boshnjaku.

Read Previous

Kosova sonte përballet me Zvicrën

Read Next

28 vjet nga vdekja e Nënë Terezës