Shtatë lojtarë me valixhe gati, kohë spastrimesh te Manchester United

Ole Gunnar Solskjarer do të bëjë një reformim të Manchester United. Trajneri i “Djajve të Kuq” do të largojë 7 lojtarë në këtë merkato, si dhe do të bëjë disa blerje të reja për të përforcuar ekipin.

Emrat që pritet të largohen nga “Old Trafford janë: Diogo Dalot, Alex Telles, Phil Jones, Andreas Pereira, Daniel James, Jesse Lingard dhe Anthony Martial.

Këta lojtarë nuk bëjnë pjesë në planet e teknikut norvegjez dhe gjasat janë të mëdha që të largohen. Sakaq, United ka marrë oferta nga PSG dhe Juventus për Paul Pogba. Shitja e mesfushorit francez do të sillte përfitime të mëdha, që do të shfrytëzohen për të përforcuar ekipin në merkato.

Manchester United ka shpenzuar 85 milion euro për nënshkrimin me Jadon Sancho, ndërsa ka arritur akordin me qendërmbrojtësin e Real Madrid, Raphael Varane. Ishullorët duhet të sjellin të paktën 60 milion euro në arkat e tyre, në mënyrë që të kenë në rregull bilancin. /abcnews.al

Read Previous

​Fillon seanca, pritet miratimi i rishikimit të buxhetit për vitin 2021

Read Next

Viktimat e aksidentit në Kroaci pritet të arrijnë në Kosovë rreth orës 12:00