ShSKUK krijon hapësira shtesë për pacientët me Covid-19

Së fundmi është rritur numri i rasteve të hospitalizuara me COVID-19 në vend.

Klinikat e disa spitale kanë filluar të mbushen me pacientë, kështu edhe Klinika Infektiva nuk ka më hapësirë për pacientë tjerë.

Ndërsa, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur mëherët se menaxhmenti i SHSKUK-së, duke e parë situatën e krijuar dhe rritjen e ndjeshme të numrit të pacientëve të prekur me COVID-19, që po kërkojnë ndihmë në QKUK, ka krijuar hapësira me shtretër shtesë për trjatim të pacientëve. 

Në dy katet e pjesës së përfunduar së fundmi të Klinikës Infektive II(  Mjekësisë Sportive) , pas pranimit teknik, janë vendosur rreth 80 shtretër shtesë.

Read Previous

Sveçla: Afganët rezultuan negativë, do të vaksinohen me Johnson&Johnson

Read Next

‘Asgjë nuk të sjell paqe më të madhe se sa të shohësh punët tua’