ShSKUK: ​Rritet numri i pacientëve të hospitalizuar me COVID-19

Shërbimi spitalor klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është rritur numri i pacientëve të spitalizuar me Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme.

Bazuar në raportin e datës 21 korrik 2022, rritje të numrit të pacientëve ka në Klinikën Infektive, Klinikën e Gjinekologjisë, Klinikën e Pediatrisë dhe në atë të Neonatologjisë.

Në tërë ShSKUK-në, të spitalizuar me Covid-19 janë 91 pacientë

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 25 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 3 foshnje

Spitali i Gjakovës,11 pacientë

Spitali i Pejës, 17 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë

/KosovaPress/

Read Previous

10 portet më të bukura në Europë, mes tyre edhe një në Shqipëri

Read Next

Laura dhe Petrarka, dashuri që nënshtroi me zjarrin e pasionit një zemër dhe ndërtoi një monument