Shqiptohen 2091 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID

Policia po vazhdon që të shqiptoj gjoba për qytetarët që nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shtetërore e shëndetësore.

Vetëm në 24 orëshin e fundit, 2 mijë e 91 qytetarë u gjobitën për përshkak të mosrespektimit të masave antiCOVID-19.

Që nga 30 gushti kur edhe kanë hyrë në fuqi masat antiCOVID-19, policia ka shqiptuar mijëra gjoba për qytetarët. Gjoba këto që ngritën edhe reagime.

Masa të reja antiCOVID-19 u morën edhe të dielën nga Qeveria e Kosovës përshkak të rritjes së numrit të rasteve të vdekjes dhe rasteve pozitive me koronavirus.

Çdo person, i cili hyn në Kosovë, duhet të ketë me vete dëshminë e vaksinimit të plotë apo të njërës dozë apo testin RT-PCR negativ të bërë brenda 72 orëve. Ora policore vazhdon të jetë në fuqi nga 22:00-05:00, përveç në rastet emergjente.

Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor, pezullohet deri më 26 shtator, ndërsa gastronomia lejohet të zhvillojnë aktivitetin e saj nga ora 05:00-21:30.

Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Kosovës.

Read Previous

Gërvalla: E bëmë të qartë para Merkelit se Kosova s’kthehet para vitit 2008

Read Next

Hajdari: Për gjashtë muaj mbi 230 milionë euro investime të huaja në Kosovë