Shqiptari arrestohet në Gjermani për një vrasje të kryer para 25 vjetësh

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani.

Marlen Toma, ishte i dënuar me 15 vjet burgim për një vrasje të cilën e kishte kryer në vitin 1998-të.

“Në vitin 1998, në një lokal nate në Durrës, shtetasi Marlen Tome, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri, rojën e lokalit, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton Policia e Shtetit.

Operacioni i koduar “Second” është realizuar nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë gjermane.

“Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden/Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e këtj shtetasi drejt vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Read Previous

Shqipëria ende një nga shtetet me moshë më të re, por që po plaket dy herë më shpejt se Europa

Read Next

Ballkani, fronti i dytë i Kremlinit për destabilizimin e Europës