Shqipëri | INSTAT: Mbi 31% e aksidenteve rrugore në janar të shkaktuara nga drejtuesit 25-34 vjeç

ILUSTRIM

Gjatë muajit janar 2026, numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka shënuar një ulje prej 23,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me gjithsej 96 aksidente dhe 149 persona të aksidentuar, të vrarë e të plagosur.

Numri më i lartë i aksidenteve shkaktohet nga grupmosha 25-34 vjeç, e cila përbën 31,3 % të totalit të rasteve të regjistruara gjatë këtij muaji.

Të dhënat tregojnë se sjellja e drejtuesve të mjeteve është përgjegjëse për 85,4 % të aksidenteve të regjistruara, duke nxjerrë në pah nevojën për përmirësimin e kulturës së drejtimit të mjeteve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit.

Nga ana tjetër, dita e javës me numrin më të lartë të aksidenteve është e premtja, me 21,9 %, ndërsa e marta shënojnë nivelin më të ulët, me 6,3 %.

Aksidentet janë më të shpeshta gjatë orëve të mbrëmjes, nga 19:00 deri në mesnatë, duke përbërë 24 % të totalit të aksidenteve në janar. /ATSH/

Read Previous

Peleshi: Franca mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në BE

Read Next

Ky shtet evropian ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga viti 2027