Shpërthimi tek ambasada amerikane në Oslo, dyshohet për lidhje me “situatën aktuale të sigurisë”

Policia norvegjeze ka thënë se shpërthimi pranë ambasadës amerikane në Oslo në orët e para të së dielës, mund të jetë i lidhur me “situatën aktuale të sigurisë”.

Në një përditësim, policia ka thënë se për momentin nuk ka të dyshuar dhe se masat e sigurisë në Oslo po forcohen. 

“Është e natyrshme ta shohësh këtë në kontekstin e situatës aktuale të sigurisë dhe se ky mund të jetë një sulm që synon qëllimisht ambasadën amerikane”, ka thënë zëdhënësi i policisë Frode Larsen në një konferencë për shtyp të dielën në mesditë.

Ndërkohë, SHBA-ja nuk e ka komentuar ende rastin. 

E policia ka thënë se nga sulmi ka pasur vetëm dëme të vogla dhe se nuk janë raportuar të lënduar./koha.net

Read Previous

Në Teheran bie “shi i zi” pas sulmeve izraelite mbi depot e naftës 

Read Next

Russell e fiton garën e parë të edicionit në Formula 1