Shpërthen skandali te Kosova: Përjashtohen tre yjet e ekipit

Sikur të mos mjaftonte humbja ndaj Rumanisë me rezultat 0-3, ka shpërthyer skandali në ekipin kombëtar të Kosovës.

Tre yjet e ekipit; Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija, janë përjashtuar nga grumbullimi.

Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës kjo ka ndodhur për arsye se lojtarët kanë thyer rregullat e trajnerit dhe FFK-së. Megjithatë, nuk kanë treguar se për çka bëhet fjalë.

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në njoftim.

Anëtari i tifo-grupit Dardanët, Lik Berisha, ka lënë të nënkuptohet se arsyeja për këtë përjashtim, është frekuentimi i diskotekave.

“lojtart e diskotekav..”, ka shkruar ai.

Nuk dihen ende arsyet e sakta për këtë situatë të paprecedentë te Kosova.

Kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha, ka reaguar ashpër pas skandalit në ekipin kombëtar të Kosovës.

Pasi u përjashtuan Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija.

Berisha ka shkruar se Kosova është më e madhe se të gjithë.

“Kosova është më e madhe se të gjithë ne”, ka shkruar ai.

Zyrtarisht ende asnjë informacion nuk dihet për këtë situatë, megjithatë, bazuar në postimet e tifozëve, ka dyshime se tre lojtarët kanë shkuar në ndonjë lokal të natës. Ky mbetet version i pakonfirmuar.

Reagimi pas humbjes ndaj Rumanisë ishte masiv, si rezultat, nëse lojtarët kanë thyer rregullat për të shkuar në lokale nate, revolta vetëm sa po shtohet.

Në anën tjetër, lojtarët e tjerë kanë mbajtur sot seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Qipro, ku nesër Kosova luan me skuadrën qipriote.

Njoftimi:

Kombëtarja e Kosovës e ka kryer sot seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes kundër Qipros në Kampin Nacional në Hajvali. Ndeshja Qipro-Kosovë, zhvillohet të hënën, në orën 18:00, në Larnaca dhe i takon xhiros së dytë të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Futbollistët dardanë kanë punuar intensivisht në përgatitjet e fundit, me qëllim që të jenë në formën më të mirë të mundshme dhe me moral të lartë përballë ekipit të Qipros. Ndërkohë, sulmuesi Vedat Muriqi, ka zhvilluar stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, për shkak të një shqetësimi nga ndeshja e kaluar kundër Rumanisë.

Ndeshja me Qipron është një përballje e rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës, e cila synon të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes së pësuar në shtëpi nga Rumania. /Nacionale/

Read Previous

Musk thotë se SpaceX do të nisë Starship-et e para pa ekuipazh në Mars në dy vjet

Read Next

​Moti sot në Kosovë