Shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 90 janë lënduar në Pakistan dhe Afganistan pas një tërmeti me magnitudë 6.5 që goditi të martën vonë.

Nëntë persona janë vrarë dhe 44 të tjera janë lënduar në veriperëndim të Pakistanit, tha një zyrtar i qeverisë pakistaneze, shkruan Reuters.

Spitalet në provincën veriore Khyber Pakhtunkhwa u vendosën në gjendje të jashtëzakonshme gjatë natës.

Të paktën katër persona janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur në Afganistan, tha një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë atje.

/KlanKosova/

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Sot mblidhet Qeveria