Shkolla “Mehmet Akif” në Gjakovë,1 dekadë elitë e arsimit

Të ftuar në programin e mëngjesit Çeli sytë në Syri ishin mësimdhënësit e “Mehmet Akif”, shkollës elitë të arsimit në Gjakovë dhe jo vetëm.

Kjo shkollë numëron 21 vjet kontribut në edukim e arsimim me qendër në Prishtinë, kurse në Gjakovë tashmë 1 dekadë. Të gjithë nxënësit pjesë e kësaj shkolle janë histori suksesi, andaj konkurrenca për të qenë pjesë e tyre dita- ditës rritet.

Mësimdhënësit, Mimoza Daija, profesoreshë e gjuhës shqipe dhe Qëndrim Limani, profesor i historisë ndan me ne se si ecë një ditë në këtë shkollë, folën për procesin mësimor dhe karakteristikat e tij.

E të pyetur se çfarë e karakterizon këtë shkollë, Limani tha se teoritë që nxënësit i mësojnë i kthejnë në praktikë si dhe vet suksesi i tyre është kryefjala e gjithë punës së përkushtuar. Limani tutje shtoi se rëndësi të veçantë i kushtojnë: rregullit, punës dhe diciplinës.
Rregulli i artë që ju garanton suksesin është trekëndëshi nxënës-prind- mësimdhënës, të cilin vazhdimisht e praktikojnë.

E kush më mirë se Mimoza Daija do na fliste për artin e fjalës, letërsinë. Ajo tregoi që shkolla “Mehmet Akif”, rëndësi të veçantë i kushton pikërisht garës në këtë fushë, ku mundësi për pjesëmarrje kanë gjithë shkollat nga komuna e Gjakovës. Kjo garë organizohet me qëllimin e vetëm që të zgjerohen horizontet e nxënësve dhe të nxitet imagjinata.

Read Previous

Zemaj: taksë për të gjithë ata që kërkojnë teste PCR për të udhëtuar jashtë vendit

Read Next

Ministria e Bujqësisë nënshkruan udhëzimet që obligon regjistrimin e kafshëve shoqëruese