Shkencëtarët e Antarktidës paralajmërojnë për përhapjen e gripit të shpendëve

Shkencëtarët në Antarktidë kanë paralajmëruar për përhapjen e virusit vdekjeprurës H5N1 të gripit të shpendëve pasi sëmundja është konfirmuar për herë të parë në “kontinentin e ngrirë” muajin e kaluar.

Që atëherë, kjo sëmundje është zbuluar edhe në popullata lokale të pinguinëve.

Përhapja e virusit i cili ka shkatërruar popullata të shumta shpendësh në mbarë botën, ka goditur rëndë edhe popullatat e shpendëve të egër dhe gjitarëve detar në Amerikën e Jugut, duke ngritur kështu alarmin për ndikimin e mundshëm në kolonitë e pinguinëve të Antarktidës, shkruan yahoonews.

“Ne po flasim për një rrezik shumë shqetësues”, tha Fabiola Leon nga Universiteti Katolik Papnor i Kilit, e cila ishte pjesë e ekspeditës për monitorimin e shpendëve në Antarktidë.

“Ka specie në rrezik për zhdukje si pinguinët perandorë, dhe zogj të tjerë”, shtoi Leon.

Së fundmi, Instituti Kilian i Antarktidës (INACH) i cili organizoi ekspeditën, ka njoftuar se janë zbuluar raste të reja pozitive të gripit të shpendëve në rajon.

“Ky zbulim i gripit patogjenik H5N1 raportohet për herë të parë te pinguinët dhe kormoranët”, tha Leon, duke paralajmëruar se migrimi mund të përkeqësojë përhapjen e virusit.

“Kjo mund të nxisë dhe të rrisë shkallën e transmetimit të sëmundjes midis kolonive të ndryshme të shpendëve”, theksoi ajo. 

/Telegrafi/

Read Previous

​Presidenti i Rapidit flet për të ardhmen e Albion Rrahmanit

Read Next

Shqipëria me jetëgjatësinë më të lartë në rajon