Shkëlzen Doli me koncert madhështor në Seul të Koresë së Jugut

Shkëlzen Doli është ngjitur së fundmi në skenën e njërës prej sallave më të njohura në Seul, në kryeqytetin e Koresë së Jugut.

Violinisti i njohur me famë botërore, me origjinë nga Kosova, ka përfaqësuar Austrinë si udhëheqës i trupës artistike, në Festimin Jubilar të 130 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes të Austrisë dhe Koresë së Jugut në Seul.

“Bashkë me ansamblin tim “Philharmonic Ensamble” si përfaqësues të Austrisë dhe për nder të festës së 130-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Austri – Kore e Jugut, kemi mbajtur një koncert në sallën e njohur “Seul Art Center”, thotë Shkëlzen Doli për albinfo.at nga Seuli.

Ai ka thënë se ishte një mikpritje madhështore nga publiku korean, ndërkohë ka shtuar se në këtë koncert si mysafirë nuk kanë munguar edhe figurat e njohura diplomatike, në krye me Ban Ki-moon, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB)-së.

Shkëlzeni ndërkohë prej shumë vitesh është zhvendosur në Austri, ku edhe po vazhdon karrierën e tij të bujshme.

Përkundër kësaj, ai mban një vend të veçantë për muzikën shqiptare.

Violinisti i njohur, Shkëlzen Doli ngriti në këmbë publikun në Seul të Koresë së Jugut. / KultPlus.com

Read Previous

CDU/CSU kërkon hapa konkrete nga qeveria gjermane për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në KE

Read Next

Mehmet Ali Vrioni, misioni më i madh i jetës së tij qe zgjidhja e çështjes shqiptare