Shfuqizohet kufizimi për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugët e Kosovës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka shfuqizuar vendimin për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda në rrugët rajonale, nacionale dhe autoudhët e Kosovës.

Vendimi ishte marrë në fillim të sezonit veror dhe kishte qenë në fuqi gjatë periudhës së temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore nga dëmtimet që mund të shkaktoheshin nga qarkullimi i mjeteve të rënda në kushte të tilla.

Me përfundimin e periudhës së kufizimit, qarkullimi i mjeteve të rënda rikthehet pa masat e përcaktuara në vendimin e sezonit veror.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka shprehur mirënjohje edhe për qytetarët dhe operatorët për respektimin e vendimit dhe mirëkuptimin e treguar. /tvsyrivision/

Read Previous

Parashikimi i motit për të premten

Read Next

​25 vjet nga sulmet terroriste në SHBA