Shërbime falas per kastrimin dhe sterilizimin e kafshëve

Mirëqenia e kafshëve me theks të vecantë qenve është po aq e rëndësishme sa ajo e njerëzve. Përveç ushqimit e ambientit ku i mbajmë  po aq rëndësi ka kastrimi dhe sterilizimi i tyre, thotë veterinari Blendi Bejdoni.

Ndërsa nëse kafsha  është femër, të mirat shëndetësore sipas Bejdonit janë këto:
Nuk do ketë probleme të traktit riprodhues, parandalon tomoret ovarike dhe parandalon shtatëzaninë e padëshirueshme.

Kostoja për kastrimin tek qeni mashkull varet nga pesha me çmim nga 50 deri 80 euro ndërsa tek femra varësisht nga ndërhyrja kirurgjikale 60 deri 120 euro. Ata që nuk kanë mundësi këto shërbime i ofron falas Kosovo Small Animal Walfare.

Këtu takuam Tatjanën e cila përveç që punon me kafshë ka edhe dy qen. Ajo ka një thirrje për të gjithë ata që kanë kafshë.

Sipas informatave nga kjo qendër thuhet se pas njoftimit për ofrim të shërbimeve falas për kastrim dhe sterilizim të kafshëve, interesimi i njerëzve është rritur.

Read Previous

​4 viktima dhe 368 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Vëllaznimit i bashkohen edhe dy basketbollistë amerikanë