Shenjat që tregojnë se diçka nuk po shkon mirë gjatë një fluturimi

Transporti ajror mbetet një nga më të sigurtët në botë. Në vitin 2023, në fluturimet komerciale kanë ndodhur vetëm dy aksidente me pasojë vdekjen.

Nëse e krahasojmë me transportin rrugor, i cili zakonisht është alternativë ndaj transportit ajror në distanca të shkurtra dhe ku aksidente trafiku ndodhin pothuajse çdo ditë, aeroplani mbetet zgjidhja më e mirë. Megjithatë, ka situata në fluturime që vërtet tregojnë se diçka nuk është në rregull.

Ulje e paplanifikuar

Ulja e paplanifikuar e aeroplanit tregon se problemet ekzistojnë vërtet. Vendimi për ulje të paplanifikuar, i marrë nga pilotët në komunikim me kullën, mund të tregojë se ka pasur rrethana të paparashikuara gjatë fluturimit.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka një problem teknik – mund të ndodhë që një nga pasagjerët të sëmuret ose të ketë mot të keq në itinerarin e planifikuar. Në raste të jashtëzakonshme, ulja e papritur mund të shkaktohet nga kërcënimet e sigurisë, në bazë të të cilave pilotët gjykojnë se është më e sigurt të ulet në tokë sesa të vazhdohet fluturimi.

Sinjale të pazakonta që duhet t’i kushtoni vëmendje

Gjatë një fluturimi pothuajse gjithmonë kaloni nëpër një zonë turbulence. Kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar. Megjithatë, dridhjet e papritura gjatë fluturimit, zhurmat e pazakonta ose ndryshimet e papritura në lartësi mund të tregojnë se ka disa probleme mekanike. Një shenjë paralajmëruese mund të jenë edhe dritat ndezëse në kabinën e aeroplanit, “rënia” e maskave të oksigjenit nga hapësira mbi ulësen, si dhe fillimi i protokolleve të evakuimit emergjent.

Sjellja e ekuipazhit

Sjellja e ekuipazhit mund të tregojë se diçka nuk është në rregull. Komunikimi i shpeshtë midis anëtarëve të ekuipazhit në kabinë, si dhe midis stjuardesave dhe pilotëve në kabinë, në situata të caktuara mund të tregojë problem gjatë fluturimit. Ndryshimet në tonalitet dhe njoftimet urgjente janë diçka që pasagjerët, nëse i kushtojnë vëmendje, do mund ta kuptojnë se diçka nuk po shkon mirë. Ekuipazhi gjithashtu mund të përgatisë pajisje emergjente ose të thërrasë udhëtarët për t’i ndihmuar në evakuimin eventual të të tjerëve./AlsatM

Read Previous

​Maqedonci në Budapest: Përgjegjësit për Banjskën nuk janë ndëshkuar ende

Read Next

Hyn në fuqi udhëzimi administrativ për vendosjen e vërejtjeve shëndetësore dhe ilustrimeve në cigare