Shend Doli- djali që pasionin e ktheu në profesion

Shend Doli, është shembulli konkret se si pasioni i madh me punë e përkushtim mund të jetë profesioni i duhur. I spikatur që në moshë të vogël nga gjyshja, e cila ishte e apasionuar pas muzikës, sot Doli është një kitarist që studion në Gjermani.

Në fillimet e tij Shendi tregon se e kurajonin për zërin e mirë dhe e këshillonin ta ushtronte profesionin e këngëtarit mirëpo në moshën 9 vjeçare nisi rrugën e tij profesionale në kitarë, për ta vazhduar deri në ditët e sotme.

I pyetur se pse zgjodhi Evropën për studime, ai u përgjigj: Doja ta sprovoja veten në një tjetër nivel, poashtu pata kureshtje të madhe të shohë nga afër një ndër vendet ku zë fill muzika klasike.

Shendi ndau me ne detaje nga jeta studimore, profesionale të cilat mund t’i ndiqni në videon:





Read Previous

Vdiq legjenda e futbollit kroat Zlatko Kranjçar

Read Next

Ndiqni programin e mëngjesit “Çeli sytë” të plotë