Shembet një pjesë e urës, dalin pamjet

Ura Francis Scott Key në Baltimore është shembur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi është goditur nga një anije gjigante për transportimin e mallrave, shkruan CNN.

I tërë trafiku ujor është bllokuar në atë zonë, kanë bërë të ditur autoritetet e transportit në Maryland, duke mbetur akoma e paqartë nëse dikush është lënduar.

Kjo urë është 2 kilometra e gjatë me katër korsi, dhe shtrihej mbi lumin Patapsco dhe lidhë Baltimorin me autostradën 695.

Ka marrë emrin nga Francis Scott Key i cili besohet se ishte ulur në afërsi të urës dhe ishte dëshmitar i bombardimit të Fort McHenry në vitin 1814, duke e inspiruar të shkruaj “Star Spangled Banner”.

Gjithashtu mbetet e paqartë nëse kishte vetura mbi urë në momentin kur ajo u përplas nga anija e mallrave dhe u shemb. /Telegrafi/

Read Previous

Radhë të gjata para sporteleve për t’u pajisur me pasaportë

Read Next

Në ligjin e ri gjithëpërfshirës, Florida e ShBA-së ndalon fëmijët nën 14 vjeç në mediat sociale