Shea për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Nuk deshëm që të ripërsëritet një Srebrenicë e dytë

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, në përvjetorin e 16-të të Kosovës ka folur për kohën kur NATO vendosi të ndërhynte në Kosovë.

Intervenimi i NATO-s në Kosovë, është periudha më sfiduese që Jamie Shea e ka kaluar në organizatën veri-atlantike.

Duke reflektuar mbi plagët e Bosnjës, NATO kishte një vendosmëri të palëkundur për të shmangur një përgjakej të njëjtë në tokën e Kosovës.

“Unë e kam ndjerë që NATO duhet t’i mbaj fjalët. Unë e kam jetuar edhe konfliktin e Bosnjës, fqinjit tuaj verior të Jugosllavisë së vjetër, nga viti 1992 deri më 1995 dhe ato ishin ditë shumë të vështira. Sepse ne kemi bërë shumë premtime për aksione ushtarake, të cilat nuk i mbajtëm. Ne akuzoheshim nga shumë gazetarë se ishim një “Tigër prej letre”. Ne e kemi pasur politikë që t’i japim OKB-së të drejtën e vetos për sulmet ajrore, kështu që kishim të themi dy lloje të ndryshme të gishtërinjëve në të njëjtën anë, që ka qenë kontradiktore. Dhe ne ishim duke vendosur avionë ajër, të cilët po bënin shumë zhurmë, por nuk po intervenonim në fushëbetejë. Dhe e gjithë kjo rezultoi në tragjedinë monumentale të Srebrenicës, në korrik të vitit 1995, ku forcat serbe masakruan 8313 djem, sikur në Reçak, djem dhe burra. Gjykimi im, për kredibilitetin e NATO-s ne nuk deshëm që të ripërsëritet ajo performancë e tmerrshme. Dhe këtë herë, kredibiliteti ka qenë kryesori.

Ai tha se iu kishin dhënë serbë shumë dalje nga situata, për t’iu shmangur konfrontimeve me NATO-n, por siç thotë ai, NATO kishte “vija të kuqe”, dhe nëse ajo kalohej, atëherë ishin të qarta vendimet më pas.

“Ne negociuam në një besim të mirë, komuniteti ndërkombëtar, Rambujeja. Ne ju kemi dhënë serbëve shumë dalje nga situata, ajo që amerikanët e quanin “Off-ramps” (rrugë një drejtimëshe), që të dalin nga kriza, rrugë që ata mund ta kishin ndjekur për ta shmangur një konfrontim me NATO-n. Por, veçanërisht pas Reçakut, me cënimin e të drejtave të njeriut në teren, me refugjatët, me shkeljet e të drejtave të njeriut, aksionet e serbëve, veçanërisht të policëve. Askush nuk dëshironte të përdorte forcën, por unë isha i përcaktuar që nëse NATO ka thënë qartësisht se ishte një vijë e kuqe, nëse ajo vijë e kuqe kalohet, atëherë ne duhet të ishim të qartë në vendimet tona”, ka deklaruar Shea për Dukagjinin.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Marco Silva zbulon mungesën misterioze të Armando Brojës te Fulham

Read Next

SHBA njohu Kosovën sot 16 vjet më parë, deklarata e Sekretares Rice: Popujt tanë kanë lidhur miqësi të veçantë