SHBA: Sulm i armatosur në një klub nate, pesë të vdekur

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi të armatosur.

Ngjarja ndodhi në Colorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një klub të nate.

Po ashtu si pasojë e sulmit u plagosën 18 persona.

Lajmi u bë i ditur nga policia, raporton CNN.

Tani, besohet se i dyshuari është kapur nga policia dhe është në mbajtje.

Kapiteni i zjarrfikësve në Colorado Springs, Mike Smaldino tha se 11 ambulanca u përgjigjën në vendngjarje pasi u morën thirrje të shumta në 911.

Klubi i natës i cili u sulmua “Club Q”, në një njoftim bëri të ditur se është shkatërruar plotësisht nga sulmi.

Në njoftim u ngushëlluan familjarët e viktimave.

/KlanKosova/

Read Previous

Siri: Turqia bombardon kurdët, të paktën 12 të vdekur

Read Next

Gjakovë – Ndërprehet furnizimi me ujë për zonën e Rekës së Keqe