SHBA-ja reagon ndaj vendimit të Francës për tërheqjen e ambasadorëve

US President Joe Biden speaks on national security with British Prime Minister Boris Johnson (L) and Australian Prime Minister Scott Morrison (R) in East Room of the White House in Washington, DC, on September 15, 2021. (Photo by Brendan Smialowski / AFP) (Photo by BRENDAN SMIALOWSKI/AFP via Getty Images)

Shtetet e Bashkuara shprehin keqardhje për vendimin e Francës për të tërhequr ambasadorin e saj nga Uashingtoni.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në ditët në vijim për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis dy vendeve, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, raporton reuters.

Franca njoftoi më parë se vendosi të tërhiqte ambasadorët për konsultime nga SHBA dhe Australia.

Australia arriti një marrëveshje me SHBA dhe Britaninë e Madhe për dërgimin e nëndetëseve të reja bërthamore.

Ajo përfundoi marrëveshjen për blerjen e nëndetëseve franceze me vlerë 40 miliardë dollarëve gjersa Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha se një lëvizje e tillë e presidentit, Emanuel Macron pasoi për shkak të seriozitetit të situatës. /Telegrafi/

Read Previous

Murtezaj: Masat e fundit ndikojnë në rënien e të hyrave buxhetore

Read Next

13,180 aplikime për një javë për shtesa të fëmijëve dhe gra lehona