SHBA: Arrihet marrëveshja për rritjen e kufirit të borxhit

Presidenti amerikan Joe Biden dhe udhëheqësi i shumicës republikane në Kongres, Kevin McCarthy arritën një marrëveshje në parim për të rritur kufirin e borxhit publik prej 31.4 trilion dollarë dhe për të shmangur falimentimin.

Marrëveshja u njoftua pa festime, gjë që pasqyron se sa të vështira kanë qenë bisedimet dhe se marrëveshja ende nuk ka kaluar në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat, transmeton agjencia “Reuters”.

“Sapo përfundova një bisedë telefonike me presidentin. Pas muajsh humbje kohe dhe refuzimi për të negociuar, sot arritëm një marrëveshje në parim të denjë për popullin amerikan”, tha McCarthy të shtunën vonë në mbrëmje.

Sipas Biden-it, “marrëveshja është një hap i rëndësishëm përpara, por është gjithashtu një kompromis”.

“Kjo do të thotë se jo të gjithë do të marrin atë që duan. Është përgjegjësi e qeverisë”, shtoi shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Marrëveshja do të rrisë kufirin ligjor të borxhit publik, i cili tashmë arrin në 31 mijë 400 miliardë dollarë, për dy vjet.

Disa detaje ende duhet të përpunohen, por McCarthy pret që legjislacioni të shkruhet të dielën dhe mund të votohet të mërkurën.

Sipas ekonomistëve, ky skenar i paprecedentë do të ishte sinonim i një recesioni të madh dhe kolapsit të tregut amerikan, me një “ngjitje” të mundshme që do të përhapej në ekonominë globale.

/AlbanianPost/

Read Previous

Peci takon Erden Atiq: Na gëzon fakti që ka konsoliduar ekipin në përbërje shumë etnike

Read Next

Policia shqiptare shton kontrollet e vijës bregdetare në nisje të sezonit veror